Një rast “shtytje në vetëvrasje” është hapur dje në Policinë e Kosovës pasi dyshohet se një grua ka tentuar vetëvrasjen si shkak se ka qenë e shtyer nga djali i saj.
Policia njofton me anë të raportit 24-orësh se djali është në kërkim.
“SHTYTJE NË VETËVRASJE/Pejë 18.05.2022 – 09:15. Bazuar në hetimet fillestare viktima ka tentuar të vetëvritet pasi ka qenë e shtytur nga djali i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në njoftim.