Nënkolonel Liridon Poroshtica ka përfaqësuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në trajnimin ndërkombëtar “International Military Cooperation”, të mbajtur në Hagë të Holandës me pjesëmarrjen e 22 shteteve.
Për shkak të lidershipit të treguar, ai është zgjedhur udhëheqës i pjesëmarrësve dhe ka mbajtur fjalim në ceremoninë e certifikimit.
Komunikata nga FSK:
FSK pjesë e trajnimit “International Military Cooperation”
Nënkolonel Liridon Poroshtica ka ndjekur trajnimin “International Military Cooperation” që është mbajtur në Hagë të Holandës, me pjesëmarrjen e 22 shteteve, për shkak të lidershipit të treguar nënkolonel Poroshtica është zgjedhur udhëheqës i pjesëmarrësve dhe me këtë raste ka mbajtur fjalim në ceremoninë e certifikimit duke falënderuar për ftesën dhe bashkëpunimin që po i ofrohet Kosovës për të qenë pjesë në trajnime, ushtrime e konferenca të ndryshme, duke kontribuar kështu në ngritjen dhe avancimin e FSK-së, në nivel ndërkombëtarë.
Ceremonia është udhëhequr nga Admirali Smitt, që është Drejtor i Drejtorisë për Bashkëpunim ndërkombëtarë në Ministrinë e Mbrojtjes së Holandes.