Zhvillimi profesional dhe edukimi i personelit ushtarak mbetet një nga prioritetet tona në ndërtimin e një Force të Sigurisë së Kosovës moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve aleate.
Sot, dy oficerë të FSK-së, nënkolonel Besim Gashi dhe nënkolonel Arben Avdyli, diplomuan me sukses në Institutin “Kolegji i Bashkuar i Luftës” pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Republikën e Turqisë, duke përmbyllur një program të avancuar të edukimit ushtarak për përgatitje në nivel strategjik.
Ky sukses është dëshmi e përkushtimit tonë për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve profesionale dhe të lidershipit ushtarak, si garanci për një FSK gjithnjë e më të aftë në përmbushjen e misionit të saj.
Urime nënkolonel Gashi dhe nënkolonel Avdyli për këtë arritje dhe suksese të mëtejshme në shërbim të Republikës së Kosovës.

