Nënkoloneli Remzi Azemi, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, ka uruar 26-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, duke theksuar rolin dhe rëndësinë që kjo forcë ka pasur ndër vite në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës.
“Si pjesëtar i Policisë së Kosovës që nga dita e parë, kam pasur privilegjin dhe ndiej krenari të jem dëshmitar i rrugëtimit dhe zhvillimit të kësaj force, e cila me përkushtim, sakrificë dhe profesionalizëm ka shërbyer dhe mbrojtur qytetarët tanë”, u shpreh Azemi.
Ai shtoi se ky përvjetor është një moment reflektimi dhe vlerësimi për punën dhe sakrificat e të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ndër vite, të cilët me devotshmëri kanë kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin e vendit./Radio Star/