Njëri prej udhëheqësve të AAK’së, Blerim Kuçi, ka thënë se taksa me Serbinë ka arritur efektet në aspektin politik dhe ekonomik.
Mirëpo, nuk ka dashur të komentojë nëse Qeveria e Kosovës duhet të pezullojë përkohësisht taksën siç kanë kërkuar amerikanët.
“Si deputet, taksa i ka arritur efektet efetka. Ka qenë njëri prej potezave, jo vetëm në aspektin ekonomik, por i ka dhënë dinjitet Kosovës. Duhet të shftytëzohrt maksimalisht në raprort me Serbinë”, ka thënë Kuçi, për Gazetën Express.
Qeveria Kosovës kishte marrë vendim për taksë ndaj produkteve serbe e boshnjake pasi Serbia kishte nisur një fushatë kundër njohjeve të Kosovës.
Fillimisht ishte vendosur taksa 10 për qind për t’u vendosur në fund të vitit të kaluar në 100 për qind.
SHBA ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të taksës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar sot të dëgjohet këshilla e amerikanëve. Ka thënë se SHBA nuk e ka të pakushtëzuar përkrahjen për Kosovën. Madje, ka thënë se për teke të ndonjë lideri s’bën të rrezikohet partnertiti i Kosovës me SHBA’në.
Sidoqoftë, Blerim Kuçi ka refuzuar të komentojë nëse Qeveria duhet apo jo të dëgjojë këshillën e amerikanëve dhe të Presidentit.
“Më mirë është Zyra e Kryeministrit të japë përgjigjen. Taksa është e Qeverisë. Ne përkrahim çdo vendim të Qeverisë dhe nuk është çështje partiake”, ka deklaruar Kuçi.
“Vendimet nuk mund t’i paragjykoj. Për Qeveri le të flasin ata”, ka shtuar ai.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kur ishte marrë vendimi për taksë, ishte zotuar se e njëjta nuk do të hiqej pa e njohur Serbia Kosovën.
Pas presionit të SHBA’së, Kryeministri Haradinaj ka thënë se do ta pezullonin taksën sikur të kishin garanci ndërkombëtare se Serbia do ta njohë Kosovën.
Ndërkohë, pos Presidentit, edhe zyrtarë të PDK’së, kanë thënë se këshilla amerikanë duhet të dëgjohet.
Të martën, Kadri Veseli prite të takohet me Kryeministrin Haradinaj dhe Ambasadorin Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.