Nënkryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në një takim lamtumirës Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT), në Viti, të përfaqësuar nga rreshteri Matt Doyon, i cili ka falënderuar komunën e Vitisë për bashkëpunimin. Ata gjithashtu e kanë njoftuar nënkryetarin me ekipin e ri të KFOR-it, të përfaqësuar nga rreshteri Timothy Smith, ekip i cili do të monitorojë në territorin e komunës së Vitisë.
Nënkryetari Aliu priti në takim Ekipet e KFOR-it
![](https://radiostargjilan.com/web/wp-content/uploads/2022/03/F8DDD4E1-B2F3-4180-A4B1-AC80F672B1D8.jpeg)
Ndani këtë artikull