Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka bërë me dije se edhe Fatlum Rrahmani, iu është bashkëngjitur donatorëve të shumtë me donacionet e ofruara për nevoja të domosdoshme, e në veçanti për ata që janë në frontin e parë, të antelbardhëve.
Ismajli tha se Fatlumi dhuroi një donacion me veshmbathje speciale për mantelbardhët, për të qenë më të sigurt në punën e tyre të përditshme, ku potencialisht, munden të ballafaqohen drejtpërdrejtë me ndonjë të prekur me COVID19.
“Ne e falënderojmë Fatlumin, por edhe të gjithë donatorët për vullnetin e tyre të madh, drejtuar menaxhimit të situatës pandemike. Fatlumi, edhe njëherë dëshmoi humanizmin e tij prej një qytetari aktiv, i cili si gjithmonë, vepron me humanizmin e tij të përkushtuar, drejtë përmbushjes së disa nga nevojat, aty ku bëhet fjalë”, ka thënë nënkryetari Ismajli.