Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, mori pjesë në konferencën “Gratë si forcë shtytëse në politikë”. Pjesmarrëse në këtë konferencë ishte edhe Doris Pack, e cila është politikane gjermane, pjestare e partisë CDU, anëtare e Parlamentit Evropian dhe e cila ka luajtur rol të rëndësishëm në fuqizimin e Republikës së Kosovës.
Arbër Ismajli, në një postim në llogarinë e tij në facebook ka theksuar se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në rritjen e numrit të grave në politikë. “ Faleminderit znj.Lirije Kajtazi, kryetare e FG së LDK-së dhe deputete e konfirmuar e Republikës për ftesën në konferencën: “Gratë si forcë shtytëse në politikë”. E pranishme edhe znj.Doris Pack, një zonjë e hekurt e cila e ndihmoi Republikën e Kosovës 30 vjet!
Prania e grave me ndikim në një pjesë të pozitave kyçe është duke e ndryshuar qëndrimin publik në lidhje me gratë dhe është duke e krijuar momentin për rritjen e lidershipit të grave në të ardhmen.Me projektet e zbatuara në kuadër të Konferencës “Gratë si forcë shtytëse në Politikë”, synojmë të nxisim demokracinë dhe qeverisjen e mirë përmes fuqizimit të përfshirjes së grave në politikë, si një kusht për qeverisje efektive dhe zhvillime të tjera demokratike në vendin tonë”.- deklaroi Ismajli.