Miq të nderuar!
Ne brezi i ri i Republikës së Kosovës veç se e gëzojmë lirinë e fituar me gjakun e bijve e bijave më të mirë të kombit, ne lirinë e ndjejmë edhe si amanet të sakrificës shekullore për të qenë shtet i lirë dhe i pavarur!
Në ne mbetet edhe detyra e shenjt të ruajmë këtë liri dhe të ndërtojmë një shtet të denjë krah shteteve tjera evropiane.
Gjithnjë të vetëdijshëm se vetëm me punë do të arrijmë që Kosovën ta shndrrojmë në një shtet për të cilin do të ndjehen krenar qytetarët e saj dhe njëkohësisht do të bartet në vend amaneti i të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e saj!
Gëzuar Republika ime!