Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Nehat Osmani dhe Alban Hyseni bashkë me deputet e Lëvizjes, kanë filluar të trokasin në dyert e banorëve në fshatera e Gjilanit.
Ata janë tu njoftuar me problemet me të cilat ata po ballafaqohen. Ky është turi që ka filluar Lëvizja Vetëvendosje, ku po bëhet gati për të garuar në zgjedhje komunale në Gjilanit, por ende pa një kandidat zyrtar për të garuar për të parin e komunës, Nehat Osmani dhe Alban Hyseni sipas burimeve brenda VV-së, janë duke synuar njeri prej tyre të jetë kandidat për të parin e kimunës, por cili do të jetë njeri nga këta do të zbulohet shumë shpejt, ku dhe do të vendos nga këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje.
Postimi i plote i Lëvizjes Vetevendosje dega Gjilan:
Në vazhdën e vizitave fshatrave dhe lagjeve të qytetit, vizituam edhe fshatrat Kmetoc dhe Vërbicë e Kmetocit.
Problemet infrastrukturore si derdhja sipërfaqësore e kanalizimeve në fshatin Kmetoc, gjendja e keqe e objektit të shkollës në fshatin Verbicë e Kmetocit, mosmirëmbajtja e hapësirave publike ishin vetëm disa nga shumë probleme për të cilat na njoftuan banorët e këtyre lokaliteteve.
Kjo qeverisje komunale që nuk është përkujdesur as për nevojat bazike të qytetarëve duhet të largohet sa më parë.