Nënkryetari i Unionit të Diplomuarve në Turqi (UDT-TUMEB) Mensur Sejdiu sot në programin “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së ka prezantuar programet për bursa në Turqi.
Ne fillim Sejdiu ka prezantuar shoqatën ne të cilën vepron ne Kosove dhe është i përberë prej anëtareve nga qytetet e ndryshme të Kosovës që kanë diplomuar ne Turqi.
” Unioni I Diplomuarve të Turqisë është formuar në vitin 2018 nga një grup I diplomuarve në Turqi dhe është I përberë nga nacionalitete të ndryshme ku dëshirojnë të ndajnë përvojat e tyre me të tjerrë, të kontribojnë në projektet të ndryshme dhe njëra prej qëllimeve të unionit është krijimi I urave të reja mes republikës së Turqisë dhe Kosoves ” tha Sejdiu.
Sejdiu ka prezantuar edhe programet për bursa në Turqi dhe ka njoftuar se aplikimet kanë filluar që nga data 10 Janar dhe do të jenë të hapur deri me 20 Shkurt.
Programet te cilët janë te mbështetura nga Presidenca e Diasporës Turke dhe Popujve Mike (YTB)
Po ashtu ka njoftuar rreth kritereve dhe detajeve të aplikimit.
“Aplikimet e studentëve duhet të jenë të përputhshme me drejtimet të cilët dëshirojnë, ata që aplikojnë për një drejtim të caktuar aplikimi tjetër duhet të jetë e përputhshme me drejtimin e parë. Njëra prej kritereve është suksesi d.m.th. për ata te cilët dëshirojnë te aplikojnë për nivelin bachelor nota mesatare prej nivelit te përgjithshëm te studimeve paraprakë duhet te jetë një mesatare prej 70% , per nivelin master duhet te jete 75% dhe për shkencat e fushës së mjekësise 90% ” tha Sejdiu
Ne kuadër te bursës janë të mbuluara shpenzimet siç: akomodimi, ushqimi, shpenzimet universitare, 2 bileta për udhëtim në fillim dhe në fund të studimeve përpos këtyre studentëve i jepet edhe një shume prej 700 lirave (bachelor) , niveli master 950 lira, doktoraturë 1400 lira e cila vazhdon te jepet per 12 muaj edhe kur studentët janë në pushime.
“Sa i përket niveleve ti gjuhës varet nga nivelet e studimeve bachelor apo master por në kuadër te bursës studentëve i sigurohet një kurs 1 vjeçare për te mësuar gjuhen Turke” shtoi Sejdiu.
Në fund Sejdiu tregoi për qëllimin kryesor të këtij programit ku tha se ” Qëllimi kryesor i këtij projekti është që studentët të cilët përfundojnë studimet te tyre të kthehen dhe me përvojat e fituara në Turqi të kontribojnë në vendin e tyre “
Për aplikimet online mund të vizitoni web-faqen : https://turkiyeburslari.gov.tr/ /Gazeta e Re/