Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka pritur në takim pune ekipin e KFOR GBR-TU, për të diskutuar rreth situatës së përgjithshme dhe në veçanti mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.
Ismajli ka falënderuar ekipin e KFOR-it GBR-TU për interesimin e vazhdueshëm për sa i përket aspektit të sigurisë së përgjithshme në vend dhe për proceset tjera të rëndësishme të sigurisë në përgjithësi, që është edhe organizimi i lirë dhe demokratik i zgjedhjeve nga ana jonë.
“Është aspekt shumë i rëndësishëm që duhet të kalojmë nëpër filtrat e vullnetit të plotë të sovranit dhe për këtë Komuna e Gjilanit garanton që do të respektoj plotësisht kushtet, rregullat dhe ligjin e zgjedhjeve”, ka thënë mes tjerash ai.
Ekipi i KFOR-it ka uruar që organizimi I zgjedhjeve në nivelin lokale të kaloj si një proces i mbarë demokratik, me shprehje të vullnetit dhe kulturës së lartë demokratike, duke dëshmuar kështu që përmes shprehjes së vullnetit qytetarë gjatë gjithë kohës që nga hapja e fushatës e deri në çertifikim të rezultateve.