Në 15 vjetorin e vrasjes së gazetarit dhe publicistit, Bardhyl Ajeti, Nënkryetari Ismajli ka vizituar familjen e gazetarit Bardhyl Ajeti ku nga aty ka kërkuar zbardhjen e rastit dhe autorët ta marrin dënimin e merituar shkruan Radio Star.
Postimi i plotë:
Rikujtimi për Bardhyl Ajetin, gazetarin dhe publicistin e mirënjohur, është rikujtim për guximshmërinë, trimërinë dhe kontributin e tij të pashoq, dhënë gazetarisë dhe shkrimit, në kohën më të rëndë, kur jo çdokush mund ta kishte një guxim e frymëzim si të Bardhyl Ajetit.
Vrasja e Bardhyl Ajetit, një njeriu të sinqertë, e të një intelektuali të kohës, është humbje e madhe për të gjithë ne, nga njerëz të cilët nuk ua donin të mirën vendit e atdheut, andaj, ky rast duhet të jetë prioritet i autoriteteve tona për zbardhjen sa më të shpejtë të dorasëve.
Bardhyli, do të jetë përherë në mendjet tona, si një njeri i guximshëm, atdhetar e patriot, i cili nuk i nënshtrohej askujt, dhe për asgjë!/RadioStar/