Qeveria e Kosovës sot ka marrë disa vendim, në parandalim e koronavirusit shkruan Radio Star.
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka reaguar ndaj masave të marra nga qeveria, më tutje Ismajli ka thënë se kufizimi i punës për gastronomët nuk është asgjë tjetër, përveçse, kufizim i gjendjës ekonomike të punëtorëve.
Shkrimi i plotë:
Masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë së Republikës, po e dëmtojnë rëndë jetën publike, institucionale dhe veçanërisht atë ekonomike. Kufizimi i punës për gastronomët nuk është asgjë tjetër, përveçse, kufizim i gjendjës ekonomike të punëtorëve, por edhe vetë ekzistencës së këtyre bizneseve.
Këto masa nuk mund ta ruajnë shëndetin e qytetarëve. Qytetarët janë shumë të bindur t’i kontribuojnë këtij procesi duke respektuar masat primare, por jo edhe duke ia vështirësuar jetën që edhe ashtu e kanë të mbushur përplot mllef nga gjendja e rënduar ekonomike. Të reflektojmë bashkërisht përpara se të reflektojë ndonjë revoltë qytetare.
#bashkeiadalim