Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka marrë një urim të veçantë për festat e këtij fundviti. Ambasada e SHBA-ve në Kosovë e ka uruar atë në këtë ndërrim motesh.
Arbëri e ka ndarë me publikun urimin e SHBA-ve, duke e postuar në profilin digjital:
Jam i nderuar dhe natyrisht shumë krenar të ndajë me ju urimin që mora nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
E kemi thënë se në platformën politike të LDK-së gjenerohet mendimi dhe fryma e besëlidhjeve të mëdha dhe kjo frymë politike e besimit në familje, shtet dhe Zot, ka besatimin si formë testamenti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan.
Shtëpia jonë është e mikut dhe e Zotit, andaj unë ndjehem krenar që në cilësinë e nënkryetarit të Komunës, shprehi çdo ditë falënderimin dhe përkushtimin që kanë bërë SHBA-të për pavarësinë dhe lirinë e Republikës sonë.
Jemi këtu dhe punojmë që kjo aleancë të jetë përjetësisht falënderuese dhe mirënjohëse.
Zoti e bekoftë popullin amerikan dhe Kosovën tonë të dashur dhe të mirë!
Urime festat e fundvitit për ju dhe familjet e juaja!, ka shkruar Ismajli në facebook.