Është knaqësi të takosh një familje të mirëorganizuar e punëtore, e cila mbi vete bartë përgjegjësi dhe nevojë, në mbajtjen e mbi 20 krerë lopësh. Dikur filluan me 5 krerë, por, me punë dhe përgjegjësi, arritën ta zgjerojnë biznesin e tyre familjar, për t’u angazhuar në mbajtjen e mirëqenies së familjes së tyre.
Ky fermer është Brahim Hyseni, nga Velekinca e Gjilanit. E gjithë familja e tij, është një familje e përgatitur në mënyrë profesionale, dhe, të gjithë janë orientuar në fillimin e rritjen e fermës së tyre.
Ne, si komunë, ju kemi ndihmuar kohë pas kohe, sipas mundësive tona, këtij fermeri, dhe, të gjithë fermerëve tjerë, pasi që, konsiderojmë se kjo natyrë e punës, është e vetmja mundësi aktuale, për mbajtjen gjallë të familjes, e të ekonomisë së vendit.
Gjedhëtaria është disiplina e rëndësishme e ekonomisë së një familje, nga e cila, blegtorët tanë, formësojnë gjendjen e tyre financiare, dhe, zhvillohen gradualisht, siç është rasti i Brahim Hysenit.
E falënderoj Brahim Hysenin, për përkushtimin e tij të thellë, në investimin e fermës së tij, ku së bashku me familjen e tij, po arrijnë të ndërtojnë hapa të plotësimit dhe ndërtimit të mirëqenies së tyre.
Ju jeni vlerë e shtuar për vetë shtetin, dhe se, çdo subvencion i ardhur për ta, do të kthehet në dobi të përmisimit të ekonomisë së vendit tonë.
Ndjekja e rrugës së Brahim Hysenit, i cili arriti nga zeroja, të ndërtojë atë që sot po e prezantojmë, është fuqia më e mirë e orientimit të një familje të tërë, e cila i ka fillet e ndërtimit në vetë-menaxhim dhe vetë-organizim të mirëfilltë familjar.
#bashkeiadalim