Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes një postimi në facebook, ka përkujtuar të riun gjilanas Rinor(Fatmir)Bunjaku, i cili u gjet i vdekur në shinat e një treni në Zvicër.
Postimi i plotë:
Ne kemi nevojë gjithmonë për miq të mirë, me të cilët bashkëndjejmë dhe ndajmë dhimbjet, respektin, dashurinë dhe krenarinë në mes nesh!
Kujtimi për Rinor Bunjakun, është kujtimi për një buzëqeshje engjullore dhe të ëmbël, që përgjithmonë na mbetet e ngrohtë para syve tanë!
Fatmiri, dhe, familja Bunjaku, janë nga miqtë tanë më të mirë, nga një familje e fisme, ku, në këtë përkujtim, i bëhemi krahë dhimbjes, dhe, bashkëjetesës me kujtimet më të mira për Rinorin, një engjull i cili shëndritë përgjithmonë pranë nesh.
Dritë pastë shpirti i tij!