Është mbajtur konferenca “Diaspora Flet”, me çrast pjesë e panelit ishte edhe nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, e cila ka prezantuar projektin e Lagjes së Arbërisë.
Gjatë kësaj konference të organizuar nga organizata joqeveritare Germin, u diskutua edhe për mundësitë që kanë komunat për projekte që përfshijnë diasporën.
Ndryshe, pjesë e panelit ishin, Bali Muharremaj, Kryetar i Komunës së Suharekës; Marigonë Lahu, Nënkryetare e Komunës së Podujevës; Kujtim Gashi, Nënkryetar i Komunës së Prizrenit; Burbuqe Leka, Drejtoreshë për Diasporë dhe Zhvillim Ekonomik, Komuna e Kamincës; Erhan Morina, Drejtor për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, Komuna e Rahovecit.