By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Nënshkrimi i planit franko-gjerman mund të sjell ndryshim të qëndrimeve
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Nënshkrimi i planit franko-gjerman mund të sjell ndryshim të qëndrimeve

Përditësimi i fundit: January 29, 2023 8:44 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Në këtë fazë të dialogut, jo rrallë diskutohet për mundësinë që Kosova pas nënshkrimit të marrëveshjes eventuale me Serbinë, të marr disa garanci nga BE-ja për njohjen e saj nga pesëshja mosnjohëse e pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Madje gjatë kësaj jave edhe emisari Miroslav Lajcka kishte vizituar pesë vendet mos-njohëse për të cilat tha se i ka informuar për ecurinë e dialogut.

Profesori Universitar Abit Hoxha thotë se disa nga pesë vendet e BE-së raportin e tyre me Kosovën e kanë lidhur me dialogun e Brukselit.

“Por së paku dy prej këtyre vendeve të Unionit Evropian kanë pas indikacione të qarta se pas një marrëveshje me Serbinë, pra të Kosovës me Serbinë do të rishqyrtohet pozicioni i tyre. Do me thënë Greqia dhe Sllovakia, por njëkohësisht Spanja ka indikacione të njëjta dhe Rumania. Kështu që mund të ndodh, por kjo çështje nuk varet ekskluzivisht nga puna e Lajcakut”, thotë Hoxha.

Është thënë po ashtu që Kosova po kërkon garanci që nënshkrimi i marrëveshjes do t’i sjell edhe këto njohje, por Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se një gjë e tillë nuk mund të garantohet në këtë fazë.

“Nuk mund të kemi garanc 100% dhe të shkruar në letër që thuhet se ky vend ose ai vend tjetër ose kjo pesëshe do ta njoh Kosovën nga momenti që nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Serbi. Sidoqoftë me dinamikën e politikës së jashtme dhe politikës në përgjithësi një zhbllokim i raporteve Kosovë – Serbi dhe një nënshkrim i një marrëveshje, një baze për normalizim mund të sjell ndryshim të qëndrimeve të vendeve që edhe ndaj Kosovës e kanë një qëndrim ndoshta më pak armiqësor dhe kanë më pak si ta themi ndasi edhe me Kosovën në kuptimin e mbështetjes për pavarësinë e saj”, deklaroi Fetahu.

Pavarësisht pritjeve në Prishtinë, ditëve të fundit, diplomatë ndërkombëtarë, mes tjerash kanë deklaruar se është e pamundur që t’i garantohet Kosovës njohja nga pesë vendet e BE-së, ku bëjnë pjesë, Spanja, Greqia, Sllovaki, Rumania dhe Qipro.

Policia dhe sektori i pyjeve në Gjilan, në aksion për parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve
Lutfi Haziri dhe Arbër Ismajli bashkë – A po paralajmërojnë rikthim në skenën politike të Gjilanit?
Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Inter Turku – Drita
Kompania nga Gjilani i hedhë mbeturinat në Suharekë
Moti për nesër, rikthehen temperaturat e larta
Artikulli i mëparshëm Moti mbi vendin tonë
Artikulli tjetër Opozita kritikon LVV-në për punësime familjare: Me këtë qeveri ka marr kuptim “neopotizmi”

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.