Urime Gjilan
I lumtur që sot bashkë me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj, nënshkruam kontratën me BERZH-in, në kuadër të projektit “Ndërtimi i Rrugëve Rajonale të Kosovës”, ku nga këto kontrata përfiton edhe Anamorava, respektivisht Gjilani.
Do të bëhet zgjerimi i rrugës Gjilan – Kllokot, me gjatësi prej 11 kilometra, dmth kontrata është nënshkruar me punëkryesin, ndërsa në kuadër të këtij projekti të mbështetur nga BERZH-i, do të bëhet edhe zgjerimi i hyrjeve -daljeve në Gjilani dhe Ferizaj. Gjysmë mandati qeverisje, po e përmbyllim thuajse në tërësi temën e ndërtimit të rrugëve në Kosovë.
Rexhep Kadriu