Drejtori i Arsimit Nazim Gagica ka njoftuar se eshte nënshkruar kontrata edhe për shkollën “Thimi Mitko” nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në kuadër të programit Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë, krahas shkollës “Skëndërbeu”-Përlepnicë, ku, së shpejti do të fillojnë punimet.
Gagica gjithashtu ka njoftuar se së shpejti do të inagurohet edhe shkolla e re në fshatin Haxhaj si dhe renovimi në shkollën “Vehbi Ibrahimi”- Uglarë.
Prioritet për këtë vit mbeten shkollat “Ibrahim Uruqi” dhe “Vesel Muji”, duke përmbyllë ciklin e investimeve kapitale në shkollat e Komunës së Gjilanit. Gagica ka faleminderuar edhe kryetarin e Komunës z. Lutfi Haziri për mbështetjen që po i jep Arsimit në Gjilan.