Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se është arritur marrëveshja për renovimin e shkollës në fshatin Përlepnicë.
Gagica është shprehur i lumtur me arritjen e kësaj marrëveshje, ai ka thënë se nënshkrimi i kësaj kontrate eliminon stufat klasike, tani shkolla “ Skëndërbeu “, do të merr një pamje moderne.
Ja postimi i plotë:
Jam shumë i lumtur që sot, është nënshkruar kontrata për renovimin e shkollës “Skënderbeu”-Përlepnicë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në kuadër të programit Zbatimi i Masave të Efiçiencës së Energjisë.
Më në fund do të eleminohen stufat klasike.
Urime të dashur nxënës!