Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me Zëvendësministrin e Ekonomisë, Getoar Mjeku, kanë nënshkruar memorandumin për bashkëfinancimin e projektit “Gjilani Smart City (Neutral Host)”, me vlerë 500 mijë euro.
Ky projekt synon të sjellë infrastrukturë digjitale të avancuar dhe të përshpejtojë modernizimin e qytetit të Gjilanit.
Statusi i plotë:
Sot, së bashku me Zëvendësministrin e Ekonomisë, Getoar Mjeku, nënshkruam Memorandumin e bashkëfinancimit për projektin “Gjilani Smart City (Neutral Host)”, me vlerë 500 mijë euro. Ky projekt do të sjellë infrastrukturë digjitale të avancuar për qytetin tonë, duke kontribuar në modernizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tij.📄✍🏻
“Gjilani Smart City” është një hap i madh përpara dhe një model për qytetet e tjera në Kosovë.🌐
Bashkë për Gjilanin që duam!🤝🏻
#përGjilaninqëduam