Ajo që u premtua gjatë fushatës zgjedhore, sot në zyrën e PD-së u kurorëzua vullneti i shumicës shqiptare për të bashkëqeverisur.
Të vetdijshëm për rëndësinë e bashkëpunimit ndërpartiak, veçanarisht në rrethanat aktuale politike, dhe të përgjegjshme ndaj gjithë qytetarëve e të përkushtuar për të siguruar një qeverisje të mirë në Bujanoc, me ndërmjetësimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, partitë politike shqiptare në Bujanoc PD, PVD, LPD dhe APN kanë nënshkruar marrëveshje të koalicionit për bashkëqeverisje lokale për mandatin 2020-2024.
Marrëveshja e ditës së sotme ka ardhur pas shumë takimeve të partisë fituese PD me të gjitha subjektet politike shqiptare në zyrat e PD-së në Bujanoc, duke filluar menjëherë nga çertifikimi i rezultateve të 21 qershorit.
Marrëveshja e arritur ka ardhur si vazhdimësi e bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar rreth zgjedhjeve parlamentare.