U mbajt ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjës së partneritetit ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës, Spitaleve të Përgjithme të Sllovenisë (Izola, Celje, Murska Sobota) dhe Spitaleve të Përgjithshmë të Gjilanit dhe Prizrenit.
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia në fjalën hyrëse përshëndeti të pranishmit dhe tha se Oda e Mjekëve bashkarisht me Odat e Profesionistëve Shëndetësor, në vazhdimësi mbrojnë dhe prezentojnë interesat e Profesionistëve Shëndetësor, me këtë rast Dr. Vitia shprehi konsideratën e jashtëzakonshme për kontributin, rolin dhe punën që po bëjnë.
Kryetari i Odës së Mjekëve, Dr. Pleurat Sejdiu u uroj mirëseardhje të ftuarve dhe tha se nuk ka ndonjë mënyrë më të mirë për të filluar ky vit duke shpjeguar se u bënë 10 vite që kur Oda e Mjekëve të Kosovës u funksionalizua.
Ndërsa kjo marrëveshje është një pikënisje e punëve të mëdha, me Spitalet e Përgjithshme të Sllovenisë dhe Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit e Prizrenit.
Dr. Pleurat Sejdiu gjithashtu falënderoi LuxDev për financimin e këtij projekti.
Ambasadore e Republikës së Sllovenisë, H.E. Znj. Minca Benedejčič, tha se ndihet e lumtur dhe e nderuar që po merr pjesë në këtë ceremoni të rëndësishme për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe Gjilanit në veçanti.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje të partneritetit synohet rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore duke lehtësuar shkëmbimin e praktikave dhe përvojave nga Spitalet Sllovene.