Është nënshkruar koalicioni për qeverisje mes LDK-së dhe PDK-së në Komunën e Pejës.
Kështu u bë e ditur gjatë një takimit mes të kreut të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe atij të degës së PDK-së, Xhavit Halitit.
LDK do të ketë 10 drejtori komunale e PDK-ja katër në qeverinë e re komunale të Pejës.
“Në takim është nënshkruar marrëveshja për të qeverisur në Pejë edhe në katër vitet e ardhshme, ku nga kjo marrëveshje LDK do të udhëheqë me dhjetë drejtori, ndërsa PDK do të udhëheqë me katër drejtori”, thuhet në komunikatën e Komunës së Pejës