Sot u nënshkrua marrëveshja me Drejtoreshën e QKMF-së në komunën e Gjilanit, Dr. Arbenita Hajdari – “Zbatimi i mbështetjes së nën-grantit për përmirësimin e infrastrukturës së Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe kapaciteteve menaxheriale në komunën e Gjilanit.
Granti në vlerë 10,000 euro u nënshkrua në kuadër të programit “Vizitat në Shtëpi” i cili synon të përmirësojë qasjen e shërbimeve shëndetësore, përmes të cilit shumë gra shtatzëna dhe fëmijë të moshave 0-3 vjeç përfitojnë përmes vizitave dhe këshillave të cilat u ofrohen në shtëpitë e tyre.
Ky program udhëheqet nga Ministria e Shëndetësisë, mbështetet nga Unicef Kosovo Programme dhe zbatohet nga AMC.