Se çfarë bënë VV-ja e Albini me Vjosën, se në ç’masë e ka komprometuar apo ndarë subjektin e sajë (LDK-në) me “bajrakin” e së cilës ajo u ba “sherife”, është çështje e tyre fundja, jo e jona.
Por çështja është në relacion me PDK-në time dhe të qindramijëra “grerëzve” të trazuar përmes sulmeve brutale e akuzave të ulëta denigruese të Albin Kurtit e të tarafëve të tij, kundër UÇK-së dhe themeluesëve e drejtuesëve të saj – lidershpit të PDK-së.
Përpjekjet e pareshtura të Kurtit me VV-në, me të gjitha mjetet e pakursyera dhe rrugët e pazgjedhura, për ta zhveshur PDK-në nga elementi UÇK, duke i eleminuar figurat markante të luftës (Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të paraburgosur në Hagë), pa patur asnjë konsideratë për namin e UÇK-së, madje pa u brengosur fare as për rrezikun që ia shkaktoi të ardhmes së shtetit me këtë rast, do të dështojnë, ngase ai veçse e ka trazuar edhe më shumë “folenë e grerëzve”.
Ndërkaq PDK e këndellur, me përkrahjen e fuqishme edhe përmes besimit të qytetarëve, domosdoshmërisht duhet të vazhdojë rrugën e saj në kthimin e Kosovës në një shtet normal të përparimit të tij krahë kombeve tjera të përparuar të botës demokratike, të civilizimit perëndimor, dhe të mirëqenies së qytetarëve të saj.
Deri atëherë, besoj në një zgjim edhe më, të vetëdijes qytetare e kombëtare në Kosovë, për ta shpëtuar anijen nga fundosja në ujërat e turbullta për ku ishte nisur nga 6 tetori 2019, pak më shumë se një vit më parë, kur edhe ishte “çliruar” Kosova nga përmbytësit e saj.
PDK e ka obligim dhe i takon ky primat.
Shkruan: Shefik Surdulli – (P.S. Nuk jam kandidat për deputet as për ndonjë pozicion tjetër në hierarkinë e PDK-së)