Policia e Kosovës, që nga nesër (15 nëntor) do të ushtroi kontrolle në vetura dhe nëse ato nuk janë të pajisura me goma dimri dhe zinxhirë, ngasësit e tyre do të gjobiten sipas ligjit të trafikut.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar në zbatimin e ligjit të trafikut dhe me njësitet e saj do të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme për implementimin e tij në gjithë vendin, duke përfshirë rrugët lokale, rajonale dhe autostrada”, ka thënë për Indeksonline, Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës.
Ai kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve që të parapërgatiten, të jenë vigjilent gjatë pjesëmarrjes në trafik dhe qarkullimin në rrugë gjithnjë të ia përshtatin kushteve të rrugës, në mënyrë që të garantohet një qarkullim i sigurt për vet drejtuesit si dhe për të gjithë pjesëmarrësit tjerë në trafik.
Ai ka shtuar se shpejti do të publikohet një broshurë për njoftimin dhe sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, si dhe masat e aplikueshme.