Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm edhe për organizimin e një palë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Valmir Elezi, zëdhënës i këtij institucioni, ka thënë se vazhdimisht e kanë bërë të qartë se janë të gatshëm që ta përmbushin këtë obligim kurdo që iu kërkohet.
Duke mos dashur që të komentojë zhvillimet në vend, ai ka thënë se organizimi i zgjedhjeve është detyrë kushtetuese.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk komenton zhvillimet politike. Lidhur me temën në përgjithësi, KQZ-ja vazhdimisht e ka bërë të qartë se organizimi i zgjedhjeve është detyrë kushtetuese, prandaj do ta përmbushim këtë detyrë kurdo që kërkohet”, ka thënë Elezi. /EO/