Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, do të organizojë ceremoninë e vendosjes së kurorave te varri i Rugovës.
Kështu kanë bërë të ditur nga Presidenca përmes një komunikate për media, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ceremonia do mbahet në Velani në Prishtinë, me fillim nga ora 10:00.
“Me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, për nder të kujtimit dhe trashëgimisë së tij, nën përkujdesjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, SH.S. Dr. Vjosa Osmani Sadriu, organizohet ceremonia e vendosjes së kurorave. Të pranishëm do të jenë liderë institucional dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë”, thuhet në komunikatë.