Nesër shënohet 21-vjetori i themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.
Përgjatë këtyre 21 viteve, aktivistë dhe përkrahës të Lëvizjes në Gjilan kanë qenë pjesë e një rrugëtimi të karakterizuar nga përkushtimi, sakrifica dhe angazhimi për një shoqëri më të drejtë, zhvillim dhe një të ardhme më të mirë për qytetarët.
Me rastin e këtij përvjetori, Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan organizon një koktej në zyrat e saj, ku do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Në këtë përvjetor, mesazhi mbetet i njëjtë: të bashkuar dhe me përkushtim të vazhdohet rruga përpara, për Gjilanin dhe Republikën e Kosovës.

