Rreth 26 mijë nxënës të klasave të nënta nesër do t’i nënshtrohen testit të arrritshmërisë.
Testimi për semi-maturantët do të fillojë në ora 10:00, në 156 qendra të testimit anekënd Kosovës.
Kohëzgjatja e testit të arritshmërisë do të jetë dy orë e gjysmë.
Publikimi i rezultateve të testit të arritshmërisë do të bëhet më 7 qershor.
“Ajo që nxënësit duhet ta kenë parasysh është që nesër nuk duhet ta kenë telefonin me vete”.
Kështu bëri të ditur në një intervistë për Klan Kosova, Fatmir Elezi, Udhëheqësi i Divizionit për Standarde dhe Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.