Këtë të shtunë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Gjilan do të promovojë kandidatin për kryetar të Gjilanit. Në këtë ngjarje pritet të jetë i pranishëm edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Njoftimin e ka bërë publik Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, dega në Gjilan.
Në zgjedhjet e kaluara lokale, postin e kryetarit të Gjilanit nga AAK e kishte mëtuar Rexhep Kadriu,i cili ka dhënë dorëheqje nga të qenit kryetar i degës, gjë të cilën më pas e bëri edhe Agim Zuzaku, që qëndroi për një kohë të shkurtër.
Tashti si dy kandidatura të mundshme po përfliten Bajram Hasani, kryetar aktual i degës dhe Nazim Gagica, drejtor i Drejtorisë për Arsim në Gjilan.