Komiteti ndërministror do të mblidhet nesër në takim për të shqyrtuar masat e reja antiCOVID-19, pas rritjes së rasteve të reja me koronavirus.
Mbledhja e këshillit ndërministror është paraparë në ora 09:00, ndërsa pritet të propozohen masat si vijon:
-Gastronomia të punojë deri në orën 21:00.
-Të bëhet kusht që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë të jenë me tri doza të vaksinës për Covid-19.
Gjithashtu, sipas burimeve të Klan Kosova mëson se edhe ora policore pritet të nisë nga ora 22:00, megjithatë akoma nuk ka të konfirmuar zyrtarisht.