Pas disa javëve e disa seancave të dështuara, pritet që nesër të mbahet seanca për Demarkacion.Demarkacioni deri tani ka mbetur peng i pak votave, të cilat nuk po arrin t’i mbledhë koalicioni qeverisës.
Prej herës së fundit kur dështoi seanca për Demarkacion, Qeveria ishin angazhuar që ta bindin Listën Serbe që ta votojë, shkruan Gazeta Express.
Koalicioni qeverisës disa herë ishte deklaruar se votat për Demarkacion mund të vinin edhe nga ndonjë deputetë i Vetëvendosjes.
Vetëm Lista Srpska dhe Vetëvendosje janë deklaruar kundër demarkacionit, ndërsa votat e deputetëve të LDK’së janë deklaruar pro.