Zyrtarë të Komunës së Gjilanit kanë njoftuar se e diela është shpallur ditë zie shkruan Radio Star.
Sot në qytetin e Gjilanit kanë ndërruar jetë tre persona, si pasojë e virusit Covid-19.
Kryetari Haziri, përmes një shkrimi në facebook, ka treguar se nesër në Gjilan është shpallur ditë zie.
Postimi i plotë
Ditë morti për Gjilanin. Me shqetësim e morëm lajmin për humbjen e betejes me #COVID19 të pacientit A.Z. (1974), duke u bërë viktima e tretë sot dhe e teta në total. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Për nder të tyre, të dielën, 19 korrik 2020, kam shpall ditë zie. Gjilani nuk është i njëjtë pa ju!/RadioStar/