Të mërkurën do të zhvillohet ndeshja e mbetur nga java e tretë në Superligën e Kosovës, mes FC Dritës dhe Ballkanit.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ndihmës në Gjilan, me fillim prej orës 13:00, shkruan Radio Star.
Kjo ndeshje, e paraparë të zhvillohej në javën e tretë të këtij sezoni, ishte shtyrë për shkak se klubi nga Suhareka merrte pjesë në Conference League.
FC Drita është i treti në tabelë me 31 pikë të grumbulluara deri më tani, kurse Ballkani është i pari me 39 pikë./RadioStar/