Nesër do të zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së 13-të mes Dritës dhe Prishtinës.
Drita kishte kërkuar shtyrjen e ndeshjes për shkak të angazhimeve europiane dhe tashmë ka siguruar play-off-in në Conference League, duke treguar formë të mirë dhe rezultate pozitive në arenën ndërkombëtare.
Ndeshja do të nisë në ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin ndihmës në Gjilan.

