Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se nesër, më 7 qershor 2019, në ora 11:00, do të mbahet takimi publik i kryetarit me qytetarët, në teatrin e qytetit.
Në këtë takim, kryetari Lutfi Haziri dhe drejtorët komunalë do të prezantojnë para publikut të arriturat, sfidat dhe problemet lidhur me implementimin e programit qeverisës Gjilani 2019+ për gjashtëmujorin e parë, sikurse edhe planifikimin për 6-mujororin e dytë të punës.
Në këtë takim publik qytetarët e Gjilanit do të mund të bëjnë pyetje, kritika, vërjetje e rekomandime për kryetarin Haziri dhe ekipin e tij, ku dhe do të marrin përgjigje të drejtpërdrejtë.