Java e Krenarisë në Prishtinë fillon nga nesër më 9 qershor dhe do të zgjasë deri me 14 qershor.
Prishtina Pride, me anë të një njoftimi për media, bën të ditur se hapja zyrtare do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar në ora 18:00.
Më tej shtohet se emri i kësaj jave është “Asnjë Hap Mbrapa”.
Sipas njoftimit ky slogan përfaqëson angazhimin për të qëndruar të fortë kundër lëvizjeve lokale e globale që po përpiqen të minojnë të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe dinjitetin themelor të të gjithë individëve pa dallim.
“ Përballë rritjes së urrejtjes, diskriminimit dhe përpjekjeve për të fshirë identitetet tona, ne nuk do të tërhiqemi. Ne nuk do të heshtim. Ne nuk do të fshihemi. Kjo Javë e Krenarisë është një rikujtim se ne, personat LGBTQI+ në Kosovë, kemi bërë rezistencë dhe arritje të mëdha, dhe pavarësisht pengesave që hasim, përparimi ynë nuk do të kthehet mbrapsht”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.