Nesër në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i ndeshjeve preliminare të Ligës së Kampionëve dhe shorti i ndeshjeve të rrethit të parë kualifikues për Europa League.
Skuadrat shqiptare nesër do të mësojnë kundërshtarët e tyre në arenën ndërkombëtare, shkruan GazetaBlic
Ekipet e Vala Superligës, Drita dhe Prishtina nesër do t’i mësojnë kundërshtarët në shortin që fillon nga ora 12:00.
Drita do të garojë në fazën preliminare të Ligës së Kampionëve – ndërsa Prishtina do të luajë në rrethin e parë të kualifikimeve për Europa League.
Kundërshtari i Dritës në këtë raund to të jenë njëra nga Lincoln Red (Gjibraltar), Santa Coloma (Andora) dhe La Fioritanga San Marino.
Katër skuadrat do të ndahen në dy ndeshje dhe fituesit e këtyre dy ndeshjeve do të luajnë në finale dhe vetëm fituesi do të luaj në kualifikuese.
Drita do t’i zhvillojë ndeshjet në Gjilbratar me 26 qershor gjysmëfinalen, kurse me 29 maj finalen nëse e arrin.