Albaton Emërllahu dhe Orelda Emërllahu kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në fshatin Hodonovc të Kamenicës. Albaton Emërllahu ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, kurse e bija e tij nuk arriti që t’i përballojë plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital, raporton Radio Star.
Sipas njoftimit të familjes, familjarë, miq e të afërm të mblidhen nesër për t’i dhënë lamtumirën e fundit Albatonit dhe Orelda Emërllahu.
Varrimi do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e qytetit të Gjilanit, ndërsa funerali do të niset nga shtëpia e të ndjerit./Radio Star/