Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) më 29.09.2020 në ora 10:00.
Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar,
2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
2.1 Raporti i punës i Kryetarit të Komunës për periudhen Janar Qershor 2020
2.2 Projekt-propozimi i Buxhetit për vitin fiskal 2021 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2022-2023
2.3 Raporti i Auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Gjilanit për vitin 2019
2.4 Propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër (nga 1-15 vite) të pronave të paluajtshme të komunës.
2.5 Propozim vendimi për formimin e Komisionit vlersëues të ofertave
2.6 Propozim vendimi për ndryshimin e vendimit për themelimin e komisionit për vlerësimin e ankesave në procedurën e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës Nr.01-016-60476 të datës 30.05.2019
2.7 Propozim vendimi për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2021
2.8 Kërkesë e Drejtorisë për Arsim për ndarjen e bursave për student të dalluar për vitin akademik 2019/2020
2.9 Propozim vendimi për formimin e Komisionit për ndarjen e bursave për student të dalluar
2.10 Kërkesë e Këshillit të fshatit Zhegër për emërtimin e Sheshit të fshatit (përball Shtëpisë së Kulturës dhe Shkollës së vjetër të fshatit) me emrin: “Qahil Agush Agushi”
2.11 Informatë-diskutim rreth fillimit të vitit të ri shkollorë
2.12.Të ndryshme