Komuna e Gjilanit do të mbajë mbledhje komemorative për ta nderuar jetën dhe veprën e Asllan Bislimit.
Nën përkujdesjen e Kryetarit të komunës, Alban Hyseni, nesër, më 19.04.2023, e mërkurë organizohet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Asllan Bislimi.
Mbledhja komemorative mbahet nga ora 13:00, në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”.
Asllan Bislimi ka ndërruar jetë sot, lajmin për vdekjen e tij dha djali dr. Arben Bislimi, në ora 16:00 ju dha edhe lamtumira e fundit në fshatin Malishevë të Gjilanit.