Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në hollin e Gjimnazit
Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan
Duke u bazuar në nenin 43.1 të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, nenin
5.1 të UA (MAPL) Nr.02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës,
dhe nenin 53 të Statutit të Komunës së Gjilanit, 01.Nr.016-126211 të datës
06.11.2014, me ndryshimet dhe plotësimet 01. 016-28448 të datës 22.03.2018
thërras seancën III (tretë) të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, me këtë:
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar,
2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
2.1Informatë rreth gjendjes së pandemisë Covid-19 në Komunën e Gjilanit
2.2Raporti i punës për vitin 2019 i Kryetarit të Komunës,
2.3Raporti financiar Janar-Dhjetor 2019,
2.4Propozim Vendimi per emrimin e Komisionit për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në IEAA-e