Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që nesër (më 25 maj) t’i shmangin pikat kufitare me Serbinë, raporton teve1.info
Përmes një njoftimi në Facebook, kjo qendër ka njoftuar se në territorin e Serbisë nesër janë paralajmëruar protesta, andaj i ka bërë thirrje qytetarëve që mos t’i shfrytëzojnë këto pika kufitare.
Sipas njoftimit, ky vlen deri në njoftimin tjetër.
“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta.
Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim.
Ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim!
Për çdo informatë shtesë kontaktoni 📞numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.