Nesër në Gjilan do të inaugurohet projekti social i realizuar në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, një investim që sjell qendër ditore për të moshuar, kuzhinë humanitare dhe bujtinë për studentë.
Ky projekt synon të ofrojë mbështetje sociale dhe të përmirësojë kushtet për kategoritë në nevojë, duke krijuar një hapësirë në shërbim të qytetarëve.

