Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër do të vizitojë Gjilanin, ku së bashku me kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, do të inaugurojë bulevardin e ri me vlerë prej 18 milionë eurosh.
Ceremonia e përurimit do të zhvillohet të shtunën, në ora 17:30, para objektit të Komunës së Gjilanit.
Ky investim i rëndësishëm infrastrukturor pritet të ketë ndikim të madh në zhvillimin urban dhe ekonomik të qytetit, duke lehtësuar qarkullimin dhe duke i dhënë Gjilanit një pamje të re moderne.