Gjilanasit do të shpërndajnë bakllavë, si mirëseardhje për muajin e Ramazanit.
Nesër në qendër të qytetit të Gjilanit, më konkretisht tek rruga Bulevardi i Pavarsisë pranë përmendores së Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala, do të servohet bakllava e quajtur si Bakllava e Ramazanit.
Rreth 2 mijë copë bakllavë dhe pije freskuse pritet të shpërndahen për kalimtarët e rastit të Shtunën me datën 4 Maj 2019 duke filluar nga ora 14:00. I tërë ky organizim ka për qëllim mikpritjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, muaj ky që sjell atmosferë ngrohtësie në qytetin tonë. Kalimtarët e rastit gjithashtu kanë mundësi ta marrin edhe Vaktinë e Ramazanit.
Organizimi i tërë kësaj ngjarje do të mundësohet nga një grup djelmoshash vullnetmirë të Gjilanit nën mbështetjen e disa kompanive lokale. Për organizimin e kësaj ngjarje është marrë leja për shfrytëzimin e hapësirës publike nga komuna e Gjilanit
Bakllava e Ramazanit në Gjilan
Nesër në qendër të qytetit të Gjilanit, më konkretisht tek rruga Bulevardi i Pavarsisë pranë përmendores së Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala, do të servohet bakllava e quajtur si Bakllava e Ramazanit.
Rreth 2 mijë copë bakllavë dhe pije freskuse pritet të shpërndahen për kalimtarët e rastit të Shtunën me datën 4 Maj 2019 duke filluar nga ora 14:00. I tërë ky organizim ka për qëllim mikpritjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, muaj ky që sjell atmosferë ngrohtësie në qytetin tonë. Kalimtarët e rastit gjithashtu kanë mundësi ta marrin edhe Vaktinë e Ramazanit.
Organizimi i tërë kësaj ngjarje do të mundësohet nga një grup djelmoshash vullnetmirë të Gjilanit nën mbështetjen e disa kompanive lokale në vend si Pasticeria Mala dhe Uji Dea. Për organizimin e kësaj ngjarje është marrë leja për shfrytëzimin e hapësirës publike nga komuna e Gjilanit.